• e premte, 27 dhjetor 2024

Sholc: Qeveria gjermane është duke punuar me industrinë e dërgesës së armëve për në Ukrainë

Sholc: Qeveria gjermane është duke punuar me industrinë e dërgesës së armëve për në Ukrainë
Berlin, 19 prill 2022 (MIA) – Gjermania do të vazhdojë në aspektin ushtarak dhe financiar ta mbështesë Ukrainën edhe pse praktikisht deri në maksimum i ka dërguar armët nga rezervat personale dhe tani është duke punuar me industrinë për armatim, deklaroi sot kancelari gjerman, Olaf Sholc, transmetojnë mediat britanike.
"Prodhuesit e pajisjes ushtarake deklaruan se munden shpejtë ta dërgojnë dhe se Ukrainës i nevojitet armë antitanke dhe antiajrore", tha Sholc në konferencën e për shtyp pas pjesëmarrjes në takimin me aleatët perëndimorë. "Do t'i sigurojmë mjetet e nevojshme për blerje", tha Sholc. "Qëllimi është të përforcohet ushtria ukrainase që të mund të shtypet sulmi rus". I pyetur nëse Gjermania do të furnizonte Ukrainën me tanke Leopard, Sholc tha se Berlini, ashtu si aleatët e tij perëndimorë, kanë arritur në përfundimin se është më e arsyeshme që të furnizojnë ukrainasit me armë që tashmë dinë t'i përdorin.  

QËNDRONI TË LIDHUR