• e premte, 27 dhjetor 2024

Sholc pas takimit me Denkov: Pa mëdyshje mbështesim Bullgarinë dhe Rumaninë të bëhen anëtare me të drejtë të plotë në zonën e Shengenit

Sholc pas takimit me Denkov: Pa mëdyshje mbështesim Bullgarinë dhe Rumaninë të bëhen anëtare me të drejtë të plotë në zonën e Shengenit

Sofje, 5 tetor 2023 (MIA) - Ne pa mëdyshje e mbështesim Bullgarinë dhe Rumaninë të bëhen anëtare me të drejtë të plotë në zonën e Shengenit. Për këtë Gjermania në të ardhmen do të bëjë përpjekje para anëtarëve të Bashkimit Evropian. Këtë e tha kancelari gjerman Olaf Sholc pas takimit të tij me kryeministrin bullgar Nikollaj Denkov në Berlin.

Ky është lajmi i ditës nga Republika e Bullgarisë, i përzgjedhur nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) për publikim nga MIA, sipas Marrëveshjes për shkëmbimin e informatave dhe bashkëpunimit profesional, i cili parasheh që çdo ditë agjencitë informative kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të shkëmbejnë drejtpërdrejtë të përzgjedhura nga agjencia tjetër e lajmeve të ditës  në vendin përkatës, ndërsa agjencia tjetër t'i publikojë në faqen e saj të internetit pa ndryshime duke treguar dhe cituar në mënyrë eksplicite partnerin si burim.

"Me interesim të madh i ndjekim reformat në sistemin e gjyqësisë në Bullgari, sepse sundimi i ligjit është një nga arritjet më të rëndësishme në Bashkimin Evropian", deklaroi Sholc pas bisedave.

Sipas tij, Bullgaria dhe Gjermania janë partnerë, aleatë dhe miq të sigurt.

Mbrojtja e kufijve

"Patëm mundësinë të diskutonim disa nga temat më të nxehta, të krahasonim orët tona për të parë se çfarë zgjidhje mund të ofrojmë që do të ishin të dobishme për të gjithë," vuri në dukje kryeministri bullgar Nikollaj Denkov.

Ai theksoi se një nga çështjet e rëndësishme për të cilën kanë biseduar të dy është mbrojtja e kufijve.

"Së bashku me kancelarin ramë dakord që duhet të ketë një fokus të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e kufijve të jashtëm dhe për të ndihmuar vendet që janë nën presionin më të madh. Nëse nuk arrijmë ta mbajmë këtë fluks të emigrantëve në nivel të ulët, të gjitha opsionet e mundshme për risistemim nuk do ta zgjidhin problemin, thjesht do ta shtyjnë atë", vlerëson kryeministri Denkov.

Sipas tij, masat dhe përpjekjet e palës bullgare kundër tregtisë me emigrantë ilegal tashmë po japin rezultate, ndërsa dëshmi për këtë është numri i emigrantëve ilegal të kapur në territorin e shtetit krahasuar me periudhat paraprake. Denkov siguroi se kufiri bullgar  po forcohet teknikisht me mjete të reja, duke përfshirë kamera, drone dhe automjete të reja fuoristradë. 

"Jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi për të mbrojtur kufijtë tanë," shtoi Denkov.

Ballkani Perëndimor

"Biseduam për Ballkanin Perëndimor dhe për atë se duhet të integrohen si shtete evropiane me të drejtë të plotë. Kjo ka vështirësitë e veta specifike, por duhet të punojmë së bashku me ta që të gjejnë me sukses të ardhmen e tyre në Evropë", theksoi Nikollaj Denkov.

Në pyetjen e gazetarëve për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kancelari gjerman Olaf Sholc shfaqi shpresë se kjo do të ndodh "në një bashkëpunim të ngushtë me Bullgarinë".

Në takim, Olaf Sholc dhe Nikollaj Denkov, përveç temave të lidhura me Shengenin dhe Ballkanin Perëndimor, biseduan edhe për luftën në Ukrainë dhe diskutimet e ardhshme në nivel më të lartë në Granada.

_________________________________________________________________________

Agjencia Informative Mediatike i publikon këto tekste në formë origjinale, në përputhje me Marrëveshjen për shkëmbimin e informatave dhe bashkëpunimin profesional ndërmjet dy agjencive kombëtare të lajmeve MIA dhe BTA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR