• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sholc paralajmëron në rritjen e ekstremizmit, u bën thirrje bujqve për kompromis

Sholc paralajmëron në rritjen e ekstremizmit, u bën thirrje bujqve për kompromis

Berlin, 13 janar 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot bëri thirrje për qetësi dhe gatishmëri që të pranohen kompromise në kohën kur vendi përballet me protesta të bujqve të revoltuar nga plani për shkurtimin e subvencioneve të karburanteve.

Bujqit kanë bllokuar rrugët kryesore dhe trafikun në të gjithë vendin me traktorë si pjesë e protestës njëjavore kundër planit për t'i dhënë fund uljes së taksave për dizelin, thekson AP.

Ata kanë vazhduar me demonstratat edhe pse qeveria ndryshoi planin fillestar, duke thënë se do të ruhen përjashtimet nga taksat për automjetet bujqësore dhe se shkurtimet e subvencioneve për dizelin nuk do të vendosen për tre vitet e ardhshme. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR