• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sholc: Nuk do të merret vendim për përfundimin e luftës pa Ukrainën

Sholc: Nuk do të merret vendim për përfundimin e luftës pa Ukrainën

Berlin, 17 nëntor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc është kritikuar për bisedën telefonike me presidentin rus Vlladimir Putin, ndërkaq që sot konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën dhe siguroi se nuk do të merret ndonjë vendim për epilogun e luftës në Ukrainë pa Kievin.

“Ukraina mund të llogarisë tek ne, ky është parimi që mbizotëron dhe nuk do merret asnjë vendim pa Ukrainën”, tha Sholci në aeroportin në Berlin para se të niset për në Samitin G-20 në Rio de Zhaneiro, transmeton Beta.

Dy ditë më parë, Sholci foli në telefon me Putinin për luftën në Ukrainë, hera e parë gjatë këtyre dy viteve, kumtoi qeveria gjermane.

Zëdhënësi i qeverisë Shtefen Hebstrajt tha se në bisedën Sholci dënoi "agresionin rus kundër Kievit" dhe i bëri thirrje Putinit që t'i jepte fund asaj duke tërhequr trupat që kryen invazion ndaj Ukrainës që në shkurt 2022.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR