• e premte, 27 dhjetor 2024

Sholc nga kongresi i PSE-së bëri thirrje për zgjerim të Bashkimit Evropian

Sholc nga kongresi i PSE-së bëri thirrje për zgjerim të Bashkimit Evropian
Berlin, 15 tetor 2022 (MIA) - Kancelari gjerman, Olaf Sholc sot, para socialistëve evropianë, të tubuar në kongresin e PSE-së në Berlin, bëri thirrje për zgjerim të Bashkimit Evropian, duke deklaruar se në atë mënyrë BE-ja do të mund të ketë ndikim më të madh ndaj çështjeve globale. Pasi që e mori funksionin e kancelarit, Sholc për një nga çështjet themelore në agjendën e vet të politikës së jashtme e vendosi çështjen për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe me vende të tjera. Kjo çështje u bë urgjente për shkak të invazionit rus në Ukrainë, e cila u bë kandidate për anëtarësim në BE në fillim të kësaj vere. "BE-ja me 27, 30, 36 vende, atëherë me mbi 500 milionë qytetarë të lirë dhe të barabartë, mund të ketë peshë akoma më të madhe në botë", tha Sholc në Kongresin e Partisë së socialistëve evropianë në Berlin. Për momentin Unioni ka 27 vende-anëtare. "Unë jam i përkushtuar në zgjerimin e BE-së. Ajo që Unioni do të vazhdojë të përhapet drejt lindjes është situatë në të cilën të gjithë do të fitojmë", tha Sholc para socialistëve evropianë në Berlin. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR