• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sholc: Nëse dorëzohen në Kiev raketat "Taurus", mund të përdoren për të sulmuar Moskën

Sholc: Nëse dorëzohen në Kiev raketat

Berlin, 1 mars 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc, gjatë kohës së të   ashtuquajturit "Dialog Publik" në Dresden, përsëriti qëndrimin e tij tashmë të njohur, për të mos lejuar dërgimin e raketave "Taurus" në Ukrainë, raporton Ukrinform.

Këtë herë, argumentet e Sholcit në mbështetje të qëndrimit të tij ishin se raketat e prodhimit gjerman mund të përdoren potencialisht kundër objektivave në kryeqytetin rus.

Shefi i qeverisë gjermane deklaroi se "Taurus", diapazoni i të cilit është deri në 500 kilometra, mund të godasë çdo objektiv konkret në Moskë, nëse përdoret gabimisht.

Sholci shtoi se "me gjithë abstraksionin diplomatik, vendet e tjera gjithashtu u siguruan që të dinin saktësisht se ku binë armët e tyre".

"Në rastin e Gjermanisë, kjo do të nënkuptonte sjelljen e ekspertëve gjermanë të programimit të raketave për të siguruar që raketat të mos fluturojnë drejt objektivave të gabuara", theksoi Sholc. 

Kancelari gjerman ka deklaruar disa herë se raketat e tyre janë një sistem shumë më kompleks se ato franceze dhe britanike.

"Besoj se kjo është e pamundur. Që në fillim e kam bërë të qartë: nuk do të ketë ushtarë gjermanë, ushtarë të NATO-s në Ukrainë, ndërsa qëndrimi im mbetet i pandryshuar", vlerësoi kancelari.

Sholci tregoi se NATO dhe aleatët e tjerë nuk duhet të bëhen pjesë e konfliktit.

"Do të pengojmë një përshkallëzim, një luftë mes Rusisë dhe NATO-s”, theksoi politikani gjerman.

Ai, gjithashtu, pranoi se ishte i irrituar nga kritikat për vendimin e tij për të mos dërguar raketa "Taurus" në Ukrainë, pasi shumë po harronin se Berlini kishte dërguar "shumë më shumë se kaq". Gjermania është furnizuesi i dytë më i madh i armëve në Ukrainë dhe nëse Kongresi i SHBA-së dështon në përpjekjen e tij për të votuar më shumë para për Kievin, Gjermania do të jetë në krye të listës së donatorëve. Kancelarja përmendi një numër sistemesh armësh që Berlini u ka dërguar atyre, së bashku me partnerë të tjerë, duke përfshirë tanke, raketahedhës, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe të tjera.  qa

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR