• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sholc kërkon vende të përhershme në Këshillin e Sigurisë të KB-së për shtetet e Afrikës

Sholc kërkon vende të përhershme në Këshillin e Sigurisë të KB-së për shtetet e Afrikës

Najrobi, 5 maj 2023 (MIA) - Kancelari gjerman, Olaf Sholc, gjatë vizitës së tij në Kenia, sot deklaroi se i mbështetë vendet afrikane të cilat kërkojnë vend të përhershëm në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Sholc nikoqirit të tij, presidentit Uiliam Rut, i tha se beson në "zgjidhjet afrikane për çështjet afrikane", siç është konflikti aktual në Sudan.

"Prandaj, Gjermania i mbështetë angazhimet e shteteve afrikane për të pasur vende të përhershme në Këshillin e Sigurisë së KB-së, ndërsa ne gjithashtu mbështesim vend formal për Unionin afrikan në kuadër të Grupit 20 të ekonomive më të mëdha (G20)", tha Sholc pas bisedës së tij me Rutin.

Tri shtete afrikane, Gaboni, Gana dhe Mozambiku, tani janë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurisë.

Shumë liderë, përfshirë edhe sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, paraprakisht bënë thirrje që vendet afrikane ta marrin së paku një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurisë.

Sholc shtoi se është i shqetësuar për konfliktin në Sudan, në të cilin jetën e humbën qindra njerëz dhe theksoi se gjeneralët në luftë duhet të ndalojnë me luftimet për shkak të civilëve.

"Armata e Sudanit dhe fraksioni i saj rival RSF duhet ta ndërpresin luftën për pushtet, e cila është e dëmshme për popullin", tha ai, duke shtuar se kontinenti afrikan duhet ta marrë udhëheqësinë në gjetjen e zgjidhjeve për konfliktet e tilla.

Para se të mbërrijë në Kenia, Sholci e vizitoi Etiopinë, ku u takua me përfaqësues të Unionit Afrikan.

QËNDRONI TË LIDHUR