• e hënë, 08 korrik 2024

Sholc: Gjermania "me shqetësim" i ndjek trazirat në Francë

Sholc: Gjermania

Berlin, 2 korrik 2023 (MIA) - Gjermania "me shqetësim" i ndjek trazirat në Francë, për çka u shtye edhe vizita e planifikuar e presidentit francez Emanuel Makron në Berlin, deklaroi sot kancelari gjerman Olaf Sholc. 

Në intervistë për kanalin televiziv ARD, Sholci shfaqi shpresë se autoritetet franceze shpejtë do ta kontrollojnë situatën. 

"Nuk pres që Franca të bëhet e paqëndrueshme, megjithëse pamjet (televizive) janë shumë shqetësuese. Ne kemi marrëdhënie miqësore me Francën dhe me forca të përbashkëta sigurojmë që Bashkimi Evropian, i cili është kaq i rëndësishëm për të ardhmen tonë, të funksionojë mirë, prandaj ndjekim me shqetësim atë që po ndodh në atë vend. Unë sinqerisht shpresoj dhe jam plotësisht i bindur se presidenti francez do të gjejë mënyra që garantojnë përmirësim të shpejtë të situatës", tha Sholc.

Presidenti francez Emanuel Makron dje njoftoi se e shtyn vizitën shtetërore në Gjermani, e cila duhej të fillonte sonte. 

Shkaku për shtyrjen janë trazirat në Francë të cilat shpërthyen të martën pas vrasjes së një 17-vjeçari nga ana e një polici në periferinë e Parisit. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR