• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sholc: Gjermania energjetikisht është stabile, gati për dimër

Sholc: Gjermania energjetikisht është stabile, gati për dimër
Berlin, 20 nëntor 2022 (MIA) – Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se Gjermania është përgatitur për vështirësitë shkaku i mungesës së gazit rus dhe është e gatshme ta kalojë dimrin pa ndërprerje në furnizimin me energji elektrike. Ai tha se Qeveria ka sjellë vendim për vazhdimin e punës së termocentraleve dhe centraleve bërthamore dhe shtoi se po mbushen uzinat e gazit dhe ndërtohen terminale përmes të cilave do të pranohet gazi i lëngshëm natyror (LNG). “Vendimet e tilla na ndihmuan të sigurojmë stabilitet të burimeve energjetike në Gjermani dhe me gjasë do ta tejkalojmë këtë dimër”, tha Sholc. Gjermania mori rreth 60 miliardë metra kub gaz natyror përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 në vitin 2021. Gazsjellësi kohët e fundit u dëmtua gjatë sabotimit, ndërsa Berlini tani dëshiron të importojë LNG, por duhet të ndërtojë mjaft terminale që do të mund të pranojnë gazin. Deri tani është përfunduar vetëm një dhe do të fillojë me punë në janar, ndërsa qeveria gjermane planifikon deri në fund të vitit 2023 të ndërtojë shtatë terminale mobile për pranim të LNG në brigjet e Veriut dhe Detit Baltik me një kapacitet prej më shumë se 30 miliardë metra kub.  

QËNDRONI TË LIDHUR