• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sholc: Gjermania duhet të gjejë një mënyrë për të bindur njerëzit të zgjedhin karrierë në ushtri

Sholc: Gjermania duhet të gjejë një mënyrë për të bindur njerëzit të zgjedhin karrierë në ushtri

Berlin, 14 maj 2024 (MIA) - Gjermania duhet të jetë në gjendje t'i bindë njerëzit që të zgjedhin karrierën ushtarake, tha sot kancelari Olaf Sholc, përderisa vendi shqyrton mënyra për të forcuar mbrojtjen e saj të lënë pas dore për shkak të tensioneve me Rusinë.

"Në fund të fundit, bëhet fjalë se si të bindim mjaft gra dhe burra që të punojnë në Bundesverin dhe në të t'i gjejnë vendet e tyre të punës" tha Sholc gjatë vizitës në Suedi, e cila në 2017 e riktheu shërbimin ushtarak pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius e ngarkoi ministrin e tij t'i hetojë modelet e mundshme të rekrutimit.

Në Suedi çdo vit  rekrutohen nga 5.000 deri në 6.000 të rinj dhe të reja, por qeveria dëshiron ta rrisë këtë numër në 10.000, që do të nënkuptonte se një në dhjetë të rinj në vendin skandinav do të përfundojë trajnimin bazë.

Lufta në Ukrainë ka ndezur një debat në Gjermani për rifutjen e rekrutimit, teksa Bundesveri po përballet me një rënie të vazhdueshme të personelit ushtarak, ndërsa Berlini premton një përforcim të paprecedentë për mbrojtjen e vendit.

Në Gjermani nuk ka rekrutim që nga viti 2011.

Kristian-demokratët gjermanë (CDU), partia kryesore opozitare e vendit, janë zotuar të rikthejnë shërbimin ushtarak nëse fitojnë në zgjedhjet kombëtare vitin e ardhshëm. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR