• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sholc: Gjermania do të bëjë gjithçka për të mbajtur marrëdhënie të mira me SHBA-në

Sholc: Gjermania do të bëjë gjithçka për të mbajtur marrëdhënie të mira me SHBA-në

Berlin, 13 nëntor 2024 (MIA) - Pas fitores së Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Gjermania duhet të bëjë gjithçka për të mbajtur marrëdhënie të mira me SHBA-në, të cilat janë bazë e ekonomisë më të madhe evropiane, deklaroi sot kancelari gjerman, Olaf Sholc.

Sholc sot para deputetëve në Bundestagun gjerman tha se ka pasur bisedë të mirë telefonike me Trampin pas fitores së tij zgjedhore.

"Duhet të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që të sigurojmë marrëdhëniet të vazhdojnë të zhvillohen mirë në dekadat në vijim, pa marrë parasysh qeverinë që ekziston këtu apo atje", tha Sholc në Bundestag, ku foli disa ditë pas shpërbërjes së koalicionit qeveritar dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kancelari shtoi se vendi i tij nuk do ta lë Ukrainën të vetme para agresorit rus.

"Ukraina duhet të llogarisë në vendin tonë dhe solidaritetin tonë", tha Sholc. ab/

foto: DPА

QËNDRONI TË LIDHUR