• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sholc e paralajmëroi Putinin gjatë qëndrimit në Kiev: Ne mbetemi të fuqishëm

Sholc e paralajmëroi Putinin gjatë qëndrimit në Kiev: Ne mbetemi të fuqishëm

Kiev, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Ollaf Sholc pas takimit të sotëm në Kiev me nikoqirin e tij, presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski, edhe një herë e theksoi "përkrahjen e padyshuar" të Gjermnaisë për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, njoftoi DPA.

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskin, kancelari gjerman tha se nuk do të ketë ndërprerje në përkrahjen dhe se Ukraina mund të mbështetet në Gjermaninë.

Kancelari, po ashtu, njofton DPA, paralajmëroi ndihmë plotësuese ushtarake gjermane për vitin e ardhshëm, që përfshin sisteme për mbrojtje kundërajrore, dronë luftarakë dhe vëzhgues dhe furnizime shtesë me municion artilerik.

"Shumë qartë ia them këtë Putinit sot këtu nga Kievi. Do të qëndrojmë përkrah Ukrainës aq gjatë sa nevojitet". tha Sholc. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR