• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sholc e konfirmoi mbështetjen e vet për mandatin e dytë të Ursulla fon der Lajenit për kryetare të KE-së

Sholc e konfirmoi mbështetjen e vet për mandatin e dytë të Ursulla fon der Lajenit për kryetare të KE-së

Berlin, 27 qershor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman, Olaf Sholc sot e konfirmoi mbështetjen e vet për Ursulla fon der Lajenin për mandat të dytë si kryetare e Komisionit evropian, lajmëroi DPA.

"Qëllimi ynë është platforma politike që paraprakisht e mbështeste zonjën Fon der Lajen, duhet të vazhdojë ta bëjë atë edhe në të ardhmen", tha Sholc pranë arritjes së saj në samitin e BE-së në Bruksel.

DPA përkujton se në mandatin e saj të parë si shefe e KE-së, Fon der Lajen ishte mbështetur nga Partia popullore evropiane, socialistët dhe liberalët. Tre familjet e njejta politike evropiane tani e mbështesin Fon der Lajenin edhe në tentimin e saj për rizgjedhje.

Partia socialdemorkate gjermane e Sholcit është pjesë e grupit Aleanca progresive e socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin evropian. Kundërshtari i saj kryesor në Gjermani - Unioni kristiano-demokratik, përfaqësuese e të cilit është Fon der Lajen - është në radhët e Partisë popullore evropiane centriste-djathtiste.

"Tani për tërë këtë po bisedojmë me miqtë tanë të mirë në Evropë", tha Sholc, duke shfaqur shpresë se Parlamenti evropian do t'i mbështesë nominimet për funksionet më të larta evropiane, të cilat tani do t'i bëjnë liderët e vendeve-anëtare të BE-së. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR