• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sholc bëri thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës dhe u prononcua kundër ofensivës izraelite në Rafah

Sholc bëri thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës dhe u prononcua kundër ofensivës izraelite në Rafah

Aman, 17 mars 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Ollaf Sholc bëri thirrje për armëpushim urgjent në Rripin e Gazës pas takimit me mbretin jordanez, Abdullahu i Dytë në qytetin jugor Akaba, njoftoi DPA.

"Apsolutisht është e qartë se tani duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të penguar përkeqësimin e situatës", tha Sholc.

Në vizitën e tij të dytë në rajon nga fillimi i konfliktit, kancelari gjerman u prononcua kundër ofensivës tokësore izraelite në qytetin Rafah.

Ai shtoi se sulmi i planifikuar në Rafah, ku në këtë moment gjenden më shumë se një milionë palestinez, do të jetë temë e bisedave me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu më vonë sot, në kuadër të vizitës së kancelarit në atë rajon.

"Tani punohet për atë që të sigurojmë armëpushim të përhershëm, që do të na mundësojë të pengojmë ofensivë tokësore në Rafah", shtoi Sholc.

Ai tha se duhet të pengohet përkeqësimi i situatës, duke përsëritur se Izraeli "ka të drejtë për vetëmbrojtje", si dhe se është e pamundur që personat e shpërngulur në Rafah të jenë "drejtpërdrejtë të rrezikuar nga aksionet ushtarake që po zhvillohen aty". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR