• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shojgu: Stërvitjet ushtarake “Perëndimi” nuk do të realizohen këtë vit

Shojgu: Stërvitjet ushtarake “Perëndimi” nuk do të realizohen këtë vit

Soçi, 4 shtator 2023 (MIA) - Stërvitjet ushtarake “Perëndimi” nuk do të zhvillohen këtë vit, deklaroi ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu.

“Jo”, është përgjigjur shkurt Shojgu i pyetur nga gazetarët në Soçi nëse stërvitjet ushtarake "Perëndimi" do të zhvillohen këtë vit.

Këtë vit kemi "shkencëtarë" në Ukrainë, shtoi ai cituar nga TASS, transmeton BTA.

Rusia për herë të fundit e mbajti stërvitjen "Perëndimi" me aleatin e saj Bjellorusinë në shtator 2021, pesë muaj para invazionit rus ndaj Ukrainës. Atëherë Moska kumtoi se gjatë stërvitjeve morën pjesë 200 mijë personel ushtarak.

Javën e kaluar, inteligjenca ushtarake britanike në brifingun e saj ditor kumtoi se Rusia nuk do ta mbajë stërvitjen "Perëndimi" këtë vit, sepse nuk ka trupa dhe pajisje të mjaftueshme për të, ndërsa në të njëjtën kohë zhvillon luftë në Ukrainë tanimë në muajin e 19-të.

Shojgu gjithashtu tha se Rusia dhe Koreja e Veriut po bisedojnë mundësinë e mbajtjes së stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

"Mbi këtë po flasim me të gjithë, përfshirë edhe Korenë e Veriut. Pse jo? Ata janë fqinjët tanë", tha ministri.

Ai kujtoi se Rusia dhe Kina nuk kryejnë vetëm stërvitje, por edhe patrulla të përbashkëta me bombardues strategjikë dhe patrulla të përbashkëta me raketambajtëse detare dhe kjo po ndodh dy ose tre herë në vit.

Shojgu sot në Soçi ka zhvilluar takim bilateral me homologun e tij turk Jasar Gjuler, ndërsa presidentët e dy vendeve Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan kanë pasur bisedime në nivel të lartë.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR