• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shojgu: Rritëm prodhimtarinë e armëve dhe municionit

Shojgu: Rritëm prodhimtarinë e armëve dhe municionit

Moskë, 26 janar 2024 (MIA) - Industria mbrojtëse ruse dukshëm e ka rritur prodhimtarinë e armëve dhe municionit, deklaroi ministri i Mbrojtjes Sergej Shojgu, duke i mbledhur rezultatet e furnizimit të armëve dhe pajisjes luftarake, si dhe ndërtimin e objekteve infrastrukturore në vitin 2023.

"Arritëm dukshëm ta rrisim prodihmtarinë e armëve dhe municionit të nevojshëm. Për këtë veçanërisht kontribuoi zgjerimi dhe modernizimi i kapaciteteve të prodhimtarisë, si dhe rritja e produktivitetit të punës", tha gjenerali i armatës.

"Për rezultatet e mira kontribuoi edhe puna efikase e Ministrisë së Mbrojtjes dhe organizimi i industrisë mbrojtëse - shumë kompani hapën punëtori të reja, linja dhe u pajisën me pajisje të teknologjisë së lartë", shtoi Shojgu.

Sipas tij, pajisja dhe armët menjëherë mbërrijnë në zonën për operacione ushtarake speciale dhe e rrisin aftësinë luftarake të forcave ruse". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR