• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shojgu paralajmëroi se nëse SHBA-ja i jep Ukrainës bomba kasetore, Rusia do të jetë e detyruar të përdorë "armatim të ngjashëm"

Shojgu paralajmëroi se nëse SHBA-ja i jep Ukrainës bomba kasetore, Rusia do të jetë e detyruar të përdorë

Moskë, 11 korrik 2023 (MIA) - Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu sot paralajmëroi se nëse SHBA-ja i jep municion kasetor Ukrainës, Rusia do të jetë e detyruar të përdorë armatim "të ngjashëm", lajmëruan mediumet britanike.

Ministri theksoi se armata ruse disponon me municion kasetor, por deri më tani është përmbajtur nga përdorimi i tij në fushatën ushtarake në Ukrainë.

Ministri rus i Mbrojtjes shtoi se kundër-ofenziva e Kievit nuk i ka arritur caqet në asnjë drejtim, vëren Tass.

Sipas të dhënave të tij, prej 4 qershorit, armata ukrainase humbi mbi 26.000 ushtarë dhe 3.000 njësi të armëve të ndryshme.

Këtë informatë Shojgu ua prezantoi gazetarëve gjatë vizitës në Republikën e Tatarstanit, ku kreu kontroll në punën e impianteve ushtarake. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR