• e enjte, 18 korrik 2024

Shojgu: Përfundoi mobilizimi i pjesshëm në Rusi

Shojgu: Përfundoi mobilizimi i pjesshëm në Rusi

Moskë, 28 tetor 2022 (MIA) – Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu, sot, gjatë takimit me presidentin Vlladimir Putin, kumtoi se mobilizimi i pjesshëm ka përfunduar dhe se janë mobilizuar 300.000 rekrutët e planifikuar.

“Gjatë mobilizimit të pjesshëm, më shumë se 1.300 përfaqësues të pushtetit ekzekutiv nga nivele të ndryshme dhe mbi 27.000 sipërmarrës janë mobilizuar. Trembëdhjetë mijë qytetarë, pa pritur thirrje, kanë shprehur dëshirë ta përmbushin obligimin e tyre”, tha Shojgu.

Sipas ministrit rus, pas stërvitjes, 82.000 rekrutë tanimë janë dërguar tek forcat aktive, ndërsa mosha e tyre mesatare është 35 vjet.

Më 21 shtator, Putini paralajmëroi mobilizim të pjesshëm për shkak të vazhdimit të, siç e quan invazionin, “operacionit special ushtarak” në Ukrainë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR