• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shmit njoftoi një ndërhyrje në Kodin Zgjedhor të BeH-së nëse partitë nuk bien dakord

Shmit njoftoi një ndërhyrje në Kodin Zgjedhor të BeH-së nëse partitë nuk bien dakord

Sarajevë, 26 mars 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Lartë për BeH-në, Kristian Shmit konfirmoi se do të vendosë ndryshime në Kodin Zgjedhor të Bosnjë e Hercegovinës nëse nuk ka marrëveshje ndërmjet partive politike në vend dhe se nuk e ka ndërmend për të pritur më gjatë.

Në intervistën e sotme për "Dnevni Avaz" të Sarajevës, Shmit ka kujtuar se si në dhjetor të vitit të kaluar ka kërkuar marrëveshje për ndryshime teknike në Kodin Zgjedhor dhe që nga ajo kohë nuk ka ndodhur asgjë.

Ai kujtoi se si politikanët në Bosnjë e Hercegovinë e thyen premtimin që i dhanë kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, në qershor të vitit 2022, se do t'u siguronin qytetarëve zgjedhje të drejta.

"Marrëveshja nuk është arritur dhe koha e tyre po mbaron. Qytetarët duan që vota e tyre të numërohet dhe nëse nuk ka marrëveshje do të marrim masa", tha Shmit, duke konfirmuar se është i gatshëm të përdorë të ashtuquajturën kompetenca me mirëbesim që i japin atij aftësinë për të vendosur ligje dhe për të shkarkuar zyrtarët e zgjedhur. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR