• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shmit: Hetim dhe përndjekje për personat që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë

Shmit: Hetim dhe përndjekje për personat që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë

Sarajevë, 6 prill 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Kristian Shmit u bëri thirrje institucioneve kompetente që të hetojnë dhe përndjekin personat që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

“Nuk ka vend në shoqërinë civilizuese për glorifikim të krimeve të luftës dhe mohim të gjenocidit“, porositi Shmit në publikimin në profilin zyrtar të OHR-së në Tuiter, pasi presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik dje përsëri mohoi se ishte kryer gjenocid në Srebrenicë.

Sipas fjalëve të përfaqësuesit të lartë në BeH, "vetëm një qasje e ndershme dhe e përgjegjshme ndaj ngjarjeve të së kaluarës mund të sigurojë një të ardhme të mbushur me mirëkuptim të ndërsjellë dhe prosperitet të përbashkët për të gjithë".

Shmit kujtoi se sipas Kodit penal në Bosnje e Hercegovinë, mohimi i gjenocidit të kryer në vitin 1995 në Srebrenicë është vepër penale. 

Duke komentuar deklaratën e liderit të Partisë për Veprim Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq se RS ishte një "krijim gjenocidal" dhe se udhëheqja e saj gjatë kohës së luftës kishte kryer "ndërmarrje të përbashkët kriminale", Dodik tha dje se kjo tregon pakënaqësinë e Izetbegoviqit me pozicionin e tij në të cilin u gjend SDA-ja e tij.

Ai e quajti Izetbegoviqin "dështak politik dhe humbës", duke theksuar se RS-ja nuk ka kryer gjenocid.

“Nuk ekziston gjenocid, kjo është mënyra se si ai (Izetbegoviq) dëshiron të kthehet në skenë“, tha Dodik. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR