• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shmit: Festimi i 9 janarit si Dita e RS-së është shkelje direkte e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të BeH

Shmit: Festimi i 9 janarit si Dita e RS-së është shkelje direkte e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të BeH

Banjallukë, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë në BeH Kristian Shmit deklaroi se shënimi i 9 janarit si Dita e Republikës Sërbska është qartë dhe direkt dështim në zbatimin e vendimeve përfundimtare dhe detyruese të Gjykatës Kushtetuese të BeH dhe vendimeve të saja nga 1 korriku i vitit 2023.

Shmit paralajmëroi se mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është vepër penale sipas Kodit Penal të Bosnjës e Hercegovinës, njoftoi sot Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR).

Ai deklaroi se u "mbetet organeve të përndjekjes, të Prokurorisë së BeH dhe të policisë, t'i ndërmarrin hapat e ardhshëm adekuat të shënuara me ligj, veçanërisht në rastet në lidhje me nëpunësit publikë dhe nëpunësit shtetërorë dhe pjesëmarrjes së tyre në përgatitjen ose organizimin e festës më 9 janar".

Sipas tij, sundimi i drejtësisë është parakusht i nevojshëm për të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese për të gjithë qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës, bashkë me komunikim, dialog dhe kompromis.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e Hercegovinës e kontestoi 9 janarin si Dita e RS-së, por autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës dhe etnitetet vazhduan ta festojnë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR