• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shmit e miratoi vendimin për formimin e qeverisë së Federatës së Bosnjë e Hercegovinës

Shmit e miratoi vendimin për formimin e qeverisë së Federatës së Bosnjë e Hercegovinës

Sarajevë, 27 prill 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Kristian Shmit, sonte ka marrë vendim për zhbllokimin e formimit të qeverisë së Federatës së Bosnjë e Hercegovinës. U shpjegua se pëlqimi i kryetares së Federatës së BeH-së Lidija Bradara (HDZ BeH) dhe i njërit nga nënkryetarët, në këtë rast Igor Stojanoviq (SDP), ishte i mjaftueshëm për emërimin e qeverisë së entitetit.

Kryeministri, nënkryetarët dhe ministrat e Qeverisë së Federatës të propozuar nga Presidentja e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës në projektvendimin që ajo e ka nënshkruar më 30 mars 2023, ndërsa i cili u dakordua nga njeri nga nënkryetarët më 3 prill, 2023 dhe ndryshuar, konsiderohet se janë emëruar në përputhje me nenin IV.B.5 paragrafi 1 i Kushtetutës së Federatës”, thuhet në vendimin e Shmit.

Pëlqim për formimin e qeverisë së Federatës së Bosnjë e Hercegovinës nuk ka dhënë nënkryetari i dytë Refik Lando nga Partia për Veprim Demokratik (SDA).

Në vendimin e Shmit thuhej se qeveria e Federatës së Bosnjë eHercegovinës zgjidhet me emërimin e saj duke u konfirmuar me shumicën e votave të Dhomës përfaqësuese të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës.

“Kryetari i Dhomës përfaqësuse të FBeH do të thërrasë një seancë urgjente, e cila do të mbahet jo më vonë se 28 prilli. E vetmja pikë e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë konfirmimi i Qeverisë së emëruar”, thuhet në vendim.

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë deklaroi se Parlamenti i Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës "do të bëjë më të mirën" për të filluar procesin e ndryshimit të Kushtetutës së entitetit në përputhje me vendimin e tij, në mënyrë që të parandalohen bllokimet e ardhshme në formimin e qeveria e Federatës së Bosnjës e Hercegovinës.

U theksua se vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit në faqen e OHR dhe në Gazetën Zyrtare të FBeH-së. ls/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR