• e premte, 27 dhjetor 2024

Shmit: BeH do të ketë të ardhme të mirë nëse ka bashkëpunim mes aktorëve politik

Shmit: BeH do të ketë të ardhme të mirë nëse ka bashkëpunim mes aktorëve politik

Bled, 28 gusht 2023 (MIA) - Bosnja e Hercegovina do të ketë të ardhme të mirë nëse aktorët e saj politik bashkëpunojnë, deklaroi sot Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në BeH, Kristian Shmit, në fillim të Forumit strategjik të Bledit.

Në deklaratën e dhënë para fillimit të konferencës, diplomati gjerman theksoi se Ballkani Perëndimor është rajon me potencial për bashkëpunim dhe se është optimist për të ardhmen e Bosnjë e Hercegovinës.

"Secili që mendon për pozitat e veta duhet të shohë se BeH do të ketë të ardhme të mirë nëse bashkëpunojnë të gjithë, kjo është porosia kyçe", tha Shmit.

Ai theksoi se banorët e Bosnjë e Hercegovinës dëshirojnë siguri, punë dhe perspektivë të mirë, dhe jo diskutime për interesa individuale. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR