Shmihal: Qeveria ukrainase do të formojë ekip për negociata për hyrje në BE
- Qeveria ukrainase që në gjysmën e parë të këtij viti do të formojnë ekip për negociata për hyrje në Bashkimit Evropian, njoftoi kryeministri i atij vendi, Denis Shmihal në seancë qeveritare.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:06, 16 shkurt, 2024
Kiev, 16 shkurt 2024 (MIA) - Qeveria ukrainase që në gjysmën e parë të këtij viti do të formojnë ekip për negociata për hyrje në Bashkimit Evropian, njoftoi kryeministri i atij vendi, Denis Shmihal në seancë qeveritare.
"Kemi kaluar rrugë të gjatë. Filluam negociatat për hyrje në BE. Është miratuar program katërvjeçar me vlerë 50 miliardë euro. Që në gjysmën e parë të këtij viti do të formojmë ekip ukrainas për negociata aderuese", deklaroi Shmihal.
Ai, gjithashtu, theksoi se Qeveria po përgatit Program kombëtar për harmonozim të legjislacionit ukrainas me ligjet e BE-së dhe se po punon për të zgjeruar udhëtimet "ekonomike" dhe "transportuese" pa viza. qa/bsh/
Foto: EPA