Shmihal: Këshilli i BE-së miraton 3.5 miliardë euro ndihmë për buxhetin e Ukrainës
- Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar ndarjen e 3.5 miliardë eurove ndihmë për buxhetin e Ukrainës, deklaroi sot kryeministri ukrainas Denis Shmihal.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:03, 17 mars, 2025

Kiev, 17 mars 2025 (MIA) - Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar ndarjen e 3.5 miliardë eurove ndihmë për buxhetin e Ukrainës, deklaroi sot kryeministri ukrainas Denis Shmihal.
Shmihali në kanalin Telegram ka shkruar se kjo është një ndihmë e rëndësishme që do të kontribuojë në forcimin e institucioneve shtetërore.
"Fondet do të drejtojmë për shpenzime buxhetore prioritare dhe të rëndësishme", tha Shmihali, transmeton Ukrinform.
Ai falënderoi partnerët evropianë për ndihmën e tyre, duke theksuar se Ukraina pret t'i marrë këto fonde së shpejti.
"Së bashku do të sigurojmë paqe dhe siguri në Evrop", tha Shmihali.
Ai më 13 mars tha se Ukraina kishte marrë 1.5 miliardë euro nën iniciativën ERA të G7. Shmihali theksoi se këto fonde, të siguruara me të ardhura nga mjetet e ngrira ruse, do të drejtohen për nevojat prioritare të buxhetit të shtetit.
Foto: Arkivi i MIA-s