• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shmigal: Rusia planifikon shkatërrimin e infrastrukturës sonë energjetike

Shmigal: Rusia planifikon shkatërrimin e infrastrukturës sonë energjetike

Kiev, 10 shtator 2024 (MIA) – Ukraina përgatitet për “planet ruse për shkatërrimin e infrastrukturës së saj energjetike” këtë dimër, deklaroi sot kryeministri ukrainas Denis Shmigal, përderisa Moska vazhdon me sulme ndaj rrjetit elektrik të vendit.

Infrastruktura energjetike e Ukrainës është dëmtuar seriozisht nga bombardimet ruse, të cilat rregullisht shkaktojnë ndërprerje në furnizimin me energji elektrike.

Shmigal theksoi se “85 për qind e instalimeve themelore elektrike janë mbrojtur”, ndërsa një numër i madh i shkollave dhe spitaleve tashmë janë pajisur me gjeneratorë. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR