Shkolla e mesme "Kole Nekhtenin" në Shtip do të transformohet në Qendër rajonale për arsim dhe trajnim profesional
- Shkolla e mesme komunale “Kole Nekhtenin” në Shtip do të transformohet në Qendër rajonale për arsim dhe trajnim profesional e cila do të jetë nën kompetencat e shtetit. Ky do të jetë proces që, konform Planit për rritje, do të duhet të përfundojë brenda një kornizë kohore prej tre vitesh.
- Post By Fami Bajrami
- 12:19, 7 nëntor, 2024
Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA)- Shkolla e mesme komunale “Kole Nekhtenin” në Shtip do të transformohet në Qendër rajonale për arsim dhe trajnim profesional e cila do të jetë nën kompetencat e shtetit. Ky do të jetë proces që, konform Planit për rritje, do të duhet të përfundojë brenda një kornizë kohore prej tre vitesh.
Për këtë informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska gjatë vizitës së sotme në komunën e Shtipit duke shtuar se bëhet fjalë për vendim të rëndësishëm në kuadër të angazhimit të Qeverisë për avancimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar dhe sinkronizimin e tij me tregun e punës.
“Gjithashtu vijon definimi i profesioneve të cilat do të ofrohen për kuadrin mësimor i cili aktualisht është i pamjaftueshëm për nevojat e industrisë në rajon. Ne do të punojmë për ta zhvilluar këtë shkollë me komunitetin e biznesit dhe do të bëjmë investime infrastrukturore për modernizimin e kushteve për mësimdhënie, për të cilat shpresoj se do të marrim mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, ashtu siç kemi marrë edhe për qendrat rajonale të formuara paraprakishtë ”, u shpreh Janevska.
Ministrja theksoi se “Kole Nekhtenin” do të jetë qendra e gjashtë rajonale për arsim dhe trajnim profesional e cila do të hapet në vend. Tre tanimë janë integruar në sistemin arsimor dhe funksionojnë mirë, ndërsa dy janë në proces transformimi. Është paraparë që në secilin prej tetë rajoneve planifikuese të ketë institucion të tillë arsimor që do të mundësojë dhe promovojë arsimin profesional.