• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar një veshkë njeriu nga embrionet e derrit

Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar një veshkë njeriu nga embrionet e derrit

Pekin, 7 shtator 2023 (MIA) - Shkencëtarët nga instituti në qytetin kinez  Guangzhu ia dolën të zhvillonin indet e veshkave me qeliza kryesisht njerëzore nga embrionet e derrit, gjë që hapi rrugën për "prodhimin" e organeve për dhurim.

Ekipi, i udhëhequr nga Liangzue Lai i Institutit të Biomjekësisë dhe Shëndetit, publikoi studimin në revistën shkencore Cell Stem Cell.

Puna e tyre varej nga ndërprerja e gjeneve SIX1 dhe SALL1 në embrione me ndihmën e Crispr/Cas – një mjet që shpesh përshkruhet si gërshërë gjenetike.

Kjo do të thotë se embrionet nuk kanë zhvilluar veshkën e derrit dhe se është formuar një hendek në të cilin është krijuar nga kordoni i kërthizës i ashtuquajturi "pluripotente", pra qelizat burimore njerëzore.

Veshkat e zhvilluara në këtë mënyrë përmbanin më shumë se një të tretën e qelizave të derrit, të cilat mund të mos lejojnë transplantin, thanë shkencëtarët, të cilët theksojnë se procedura duhet ende të përmirësohet. sa/

Foto: Cell Stem Cell

QËNDRONI TË LIDHUR