• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shkatërrimi i pyjeve në Amazonë në korrik është zvogëluar për 66 për qind

Shkatërrimi i pyjeve në Amazonë në korrik është zvogëluar për 66 për qind

Brazilia, 3 gusht 2023 (MIA) - Prerje e pyjeve në Amazonën në korrik ka rënë në nivelin më të ulët mujor nga viti 2017, sipas të dhënave qeveritare të publikuara sot. 

Xhirimet satelitore nga Agjencia braziliane për kërkime kozmike INPE tregojnë se në korrik janë "prerë" 500 kilometra katrorë xhungël, që është për 66 për qind më pak nga periudha e njejtë e vitit të kaluar.

Në shtatë muajt e parë të viti, prerja e pyjeve në mënyrë kumulative është zvogëluar për 42,5 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat preliminare të INPE.

Rëniet e fundit në qershor dhe korrik janë shumë premtuse, sepse paraprakisht në ato muaj është vërejtur shkatërrimi më i madh i pyjeve, duke pasur parasysh atë se bëhet fjalë për periudhë më të thatë.

Të dhënat arrijnë në vigjilje të takimit të presidentit brazilian Luis Ignasio Lula da Silva me liderët e vendeve të Amazonës në takimin në veri të Brazilit, me temë mbrojtje e xhunglës më të madhe në botë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR