• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Shkëmbimi tregtar mes Kinës dhe SHBA-së ka rënë për 14 për qind

Shkëmbimi tregtar mes Kinës dhe SHBA-së ka rënë për 14 për qind

Pekin, 13 tetor 2023 (MIA) - Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme Doganore në Kinë, shkëmbimi tregtar mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bazë të rezultateve për tre tremujorët e vitit 2023, është ulur për 14 për qind në nivel vjetor dhe ka arritur  495,9 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave të doganës kineze, eksporti i mallrave nga Kina në SHBA për nëntë muajt e parë të këtij viti është ulur për 16,4 për qind dhe ka arritur 372,2 miliardë dollarë, përderisa SHBA-ja ka eksportuar mallra në Kinë në vlerë prej 123,7miliardë dollarë, që është për gjashtë për qind më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. fc/

Fotografia: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR