• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Shkëmbim rekord tregtar mes Kinës dhe Rusisë në vitin 2023

Shkëmbim rekord tregtar mes Kinës dhe Rusisë në vitin 2023

Pekin, 12 janar 2024 (MIA) - Shkëmbimi tregtar mes Kinës dhe Rusisë ka arritur nivel rekord të lartë në vitin 2023, ndërsa tregtia me SHBA-në ka rënë për herë të parë nga viti 2019, tregojnë të dhënat e doganës kineze.

Kina dhe Rusia kanë shkëmbyer mallra dhe shërbime në vlerë prej 240,1 miliardë dollarëve vitin e kaluar, që është rritje prej 26,3 për qind në krahasim me vitin 2022.

Kina dhe Rusia e kanë përforcuar dukshëm bashkëpunimin ekonomik nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Nga ana tjetër, tregtia mes Kinës dhe SHBA-së e ka përjetuar rënien e saj të parë vitin e kaluar nga viti 2019, në kushte të tensioneve gjeopolitike mes dy forcave udhëheqëse ekonomike.

Në vitin 2023, Kina dhe SHBA-ja kanë shkëmbyer edhe mallra dhe shërbime në vlerë prej 664,4 miliardë dollarëve, që është ulje nga 11,6 për qind në krahasim me vitin e kaluar. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR