• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shirat e dendur shkaktuan vërshime në pjesën lindore të Çekisë

Shirat e dendur shkaktuan vërshime në pjesën lindore të Çekisë

Pragë, 1 korrik 2024 (MIA) - Shirat e dendur shkaktuan vërshime në pjesën lindore të Çekisë, informon DPA, duke iu referuar shërbimeve për raste urgjente.

Shërbimet zjarrfikëse ishin thirrë për më shumë se 300 ndërhyrje në rajonin administrativ Zlin, rreth 250 kilometra në juglindje të kryeqytetit Pragë, në afërsi të kufirit me Sllovakinë. Përdoreshin pompa për heqjen e ujit nga bodrumet e vërshuara dhe sipërfaqet në përdhesë, ndërsa drunjët e rënë janë hequr nga rrugët. 

Dhjetëra ndërtesa, në mesin e të cilave edhe objekte komunale janë vërshuar në fshatrat përreth dhe njerëzit duhej të evakuohen. Bëhet e ditur se dëmet janë miliona euro. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR