• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shirat e dendur shkaktuan përmbytje në Selanik dhe Halkidiki

Shirat e dendur shkaktuan përmbytje në Selanik dhe Halkidiki

Athinë, 17 qershor 2023 (MIA) - Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në Selanik dhe në rajonin e Mudanisë, në gadishullin Halkidiki, deklaroi drejtori i Shërbimit për mbrojtje civile të rajonit të Maqedonisë Qendrore, Haralambos Stergiadis.

Ai shtoi se shiu ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në rajonin e Mudanisë.

Shërbimi kundër zjarreve ka marrë më shumë se 300 thirrje urgjente në të gjithë Greqinë veriore përfshirë edhe Selanikun dhe Halkidikin, për të nxjerrë ujin, shmangien e pemëve dhe për transportimin e njerëzve në vende të sigurta. Janë përmbytur edhe disa rrugë të rajonit, për çka është bllokuar qarkullimi.

Njëkohësisht, kryetari i bashkisë së Kastorias, Janis Korenxhidis, kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në qytetin e tij nga ana e guvernatorit rajonal të qarkut në zonën e Maqedonisë Perëndimore, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha dhe ndikuan edhe në prodhimin bujqësor.

Shërbimi meteorologjik kombëtar ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme priten reshje shiu, bubullima dhe paraqitje të mundshme të breshrit në shumicën e zonave të Greqisë, përfshirë edhe ishujt.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR