• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shinas i dërgoi letër eurokomisarit Varheji - Shqipëria duhet të përballet me pasoja për rastin Beleri

Shinas i dërgoi letër eurokomisarit Varheji - Shqipëria duhet të përballet me pasoja për rastin Beleri

Tiranë, 4 gusht 2023 (MIA) - Nënkryetari i Komisionit evropian për promovim të mënyrës evropiane të jetesës, Margaritis Shinas, i dërgoi letër eurokomisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore të BE-së, Oliver Varheji në të cilën kërkon trajtim të rreptë ndaj Shqipërisë lidhur me rastin "Beleri", lajmëroi agjencia shqiptare Ballkanweb.

Shinas në letër cekë se Shqipëria, vend i cili synon integrimin në BE "duhet të përballet me pasoja nëse kryetarin e zgjedhur të komunës Fredi Belerin vazhdon ta pengojë në marrjen e funksionit".

Mes tjerash, në letër ceket se arrestimi i Belerit para zgjehdjeve interpretohet si "frikësim i vituesve dhe se arrestimi i tij është shkelje e rregullativës ligjore".

"Trajtimi i Belerit nga autoritetet shqiptare përbën shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe pengesë të një përfaqësuesi të zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili është anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë. Kjo çështje lidhet me rezolutën e BE të 2022 për Shqipërinë, në lidhje me pronat e minoritarëve etnikë grekë, nuk është e mjaftueshme vetëm të ndiqen zhvillimet, por se duhen marrë masa aktive", ceket në letër.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të cilat në Shqipëri u mbajtën më 14 maj.

Edhe pse në paraburgim, ai u zgjodh kryetar i qytetit bregdetar, Himarës, pas çka KQZ e verifikoi mandatin e tij.

Meqenëse është në paraburgim, ai ende nuk e ka dhënë betimin, për ç'shkak komuna është pa kryetar.

Kërkesat për shqiptim të masës së arrestit shtëpiak në mënyrë që të mund ta kryejë funksionin i ishin refuzuar nga të gjitha instancat gjyqësore. Këto ditë Prokuroria speciale për krim të organizuar dhe korrupsion, SPAK, parashtroi paraqitje penale në Gjykatën speciale për krim të organizuar dhe korrupsion kundër tij për "korrupsion zgjedhor". ab/

Foto: Beleri FB

QËNDRONI TË LIDHUR