• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHI mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Pakistan

SHI mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Pakistan

Islamabad, 31 korrik 2023 (MIA) - Shteti Islamik sot mori përgjegjësinë për sulmin e djeshëm vetëvrasës me bombë në një tubim politik në Bajaur, ku humbën jetën 54 persona, ndërsa 200 të tjerë u plagosën, 14 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia pakistaneze më herët njoftoi se hetimi fillestar tregoi se një fraksion rajonal i Shtetit Islamik në Kaurasan (ISIK), është përgjegjës për sulmin në mitingun zgjedhor të partisë islamike anti-talebane Xhamiat Ulema, e cila udhëhiqet nga prifti dhe politikani Fazlur Reman.

Sulmi ndodhi në provincën veriperëndimore të Pakistanit Hajber Pahtunhva, zonë malore në afërsi të kufirit me Afganistanin që dikur kontrollohej nga talebanët pakistanezë.

ISIK është aktive edhe në Afganistan edhe në Pakistan që nga viti 2015 dhe qëndron mbrapa disa sulmeve vdekjeprurëse. qa/fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR