• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHI merr përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Kabul

SHI merr përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Kabul

Kabul, 12 gusht 2024 (MIA) – Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Kabul të Afganistanit.

Në deklaratën e SHI-së theksohet se një person ka mbetur i vrarë dhe 13 janë plagosur gjatë sulmit ndaj një automjeti që transportonte shiitë.

SHI shpesh kryen sulme terroriste nëpër shkolla, spitale dhe xhami shiite, si në Kabul ashtu edhe në rajone të tjera shiite në mbarë Afganistanin.

Dega e SHI-së është rivali kryesor i lëvizjes militante fondamentale islamike talebane në Afganistan që kur talebanët në gusht të vitit 2021 morën kontrollin e vendit.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR