• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHGM: Digjet vetura e kolegut Sersemov, kërkojmë aksion urgjent të MPB-së

SHGM: Digjet vetura e kolegut Sersemov, kërkojmë aksion urgjent të MPB-së

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër aktin vandal të djegies së pacipë të automjetit të kolegut Bllagoj Sersemov, redaktor i televizionit lokal dhe media onlajn M-net nga Shtipi. 

 "Incidenti ka ndodhur gjatë natës së kalur në të cilën automjeti i gazetarit dhe redaktorit të televizionit të Shtipit M-net, ishte djegur nga ana e disa autorëve të panjohur në oborrin e shtëpisë së tij. Me këtë autorët e veprës kanë rrezikuar të shkaktojnë edhe më shumë dëme për sa i përket ekspozimit të një rreziku potencial për sigurinë e familjarëve të gazetarit dhe fqinjëve të tij", thuhet në njoftimin e SHGM-së.

 Nga SHGM-ja thonë se Sarsemov për këtë shkatërrim tendencioz të pronës së tij deklaroi se këtë e konsideron sulm të drejtpërdrejtë ndaj të gjitha mediave, jo vetëm ndaj tij personalisht, për shkak se rrezikohet siguria edhe e familjarëve të tij. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR