• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

ShFS i Rusisë: Në sulmin në Moskë humbën jetën të paktën 40 persona

ShFS i Rusisë:  Në sulmin në Moskë humbën jetën të paktën 40 persona

Moskë, 22 mars 2024 (MIA) - Sipas të dhënave paraprake, 40 persona humbën jetën ndërsa më shumë se 100 u plagosën në sulmin terrorist në Krokus Siti në rajonin e Moskës, njoftuan mediat ruse, duke cituar qendrën e marrëdhënieve me publikun të ShFS (Shërbimi Federal i Sigurisë).

"Paraprakisht, si pasojë e sulmit terrorist në kompleksin Krokus Siti Hall, aktualisht janë 40 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur, njoftoi ShFS.

Sipas mediave lokale, të paktën 21 persona janë shtruar në spital dhe katër janë në gjendje të rëndë.

Persona të armatosur të maskuar të paidentifikuar hapën zjarr në një sallë koncertesh në Krasnogorsk, një territor afër kryeqytetit të Moskës.

Sulmi ndodhi në Krokus Siti Holl në Krasnogorsk, qendra administrative e rajonit të Moskës, gjatë një koncerti. sa/

foto: Skrinshot X

QËNDRONI TË LIDHUR