• e martë, 01 tetor 2024

Shefja shqiptare e diplomacisë nesër për vizitë në Kosovë

Shefja shqiptare e diplomacisë nesër për vizitë në Kosovë
Tiranë, 24 nëntor 2022 (MIA) – Ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punë të Jashtme, Olta Xhaçka, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare disa orëshe në Kosovë, në ftesë të zëvendëskryeministres dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvala-Shvarc.
Pas takimit bilateral, rreth orës 10:30, dy ministret do të kenë deklaratë për mediat.
Diplomatja e parë shqiptare do të takohet edhe me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.
Sipas mediave shqiptare, vizita zyrtare vjen në një moment të veçantë festiv dhe domethënës, pasi përputhet me 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR