• e premte, 27 dhjetor 2024

Shefja e re e diplomacisë argjentinase Mondino: Vendi nuk do të përfshihet në BRIKS

Shefja e re e diplomacisë argjentinase Mondino: Vendi nuk do të përfshihet në BRIKS

Buenos Aires, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja e re e Punëve të Jashtme të  Argjentinës, Diana Mondino, tha sot se vendi i saj nuk do t'i bashkohet grupit të vendeve në zhvillim BRIKS, ndonëse qeveria e mëparshme e shpalli me pompozitet.

Mondino do të jetë shefja e diplomacisë në qeverinë e presidentit të zgjedhur Havier Millej pasi ai të betohet javën e ardhshme", raportoi Politiko.

Argjentina ishte një nga gjashtë vendet e ftuara për t'u bërë anëtarë të rinj të bllokut në një samit vjetor në Johanesburg në gusht.

BRIKS aktualisht përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Ky vend i Amerikës së Jugut mund të bëhet një anëtar i ri i organizatës së lartpërmendur më 1 janar të vitit 2024, së bashku me Egjiptin, Etiopinë, Iranin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mediat kujtojnë se ftesën e sivjetme për t'u anëtarësuar në BRIKS, presidenti argjentinas Alberto Fernandez e ka festuar me pompozitet, duke deklaruar se  bëhet fjalë për një "mundësi të madhe".

Megjithatë, Politiko thekson se presidenti Millaj, i cili u zgjodh në nëntor, ka premtuar të ndryshojë në mënyrë dramatike politikën e jashtme të Argjentinës, duke përfshirë marrëdhëniet e saj me dy partnerët kryesorë tregtarë dhe themeluesit e BRIKS-it, Brazilin dhe Kinën.

Ky medium kujton se Millaj e quajti liderin brazilian Luiz Inasio Lula da Silva një "komunist të zemëruar", dhe ai gjithashtu kritikoi ashpër Kinën dhe kërcënoi se do të ndërpresë lidhjet.

"Unë nuk do të promovoja marrëdhënie me komunistët", tha ai në gusht. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR