• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Shefja e diplomacisë britanike i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t'i kundërshtojë autokratët në mbarë botën

Shefja e diplomacisë britanike i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t'i kundërshtojë autokratët në mbarë botën
Londër, 7 maj 2022 (MIA) - Shefja e diplomacisë britanike, Liz Tras, sot u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të ndihmojnë jo vetëm Ukrainën, por edhe vendeve në pjesë të tjera të botës të mbrohen nga agresioni i autoriteteve autokratike. Në editorialin në gazetën gjermane "Di Velt", të publikuar   me rastin e 77-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Trasi shkroi se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndihmojë në mbrojtjen nga agresioni edhe banorëve të rajoneve të tjera, përfshirë Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Tajvanin. Politikania britanike tha se autokratët dhe agresorët e mundshëm në mbarë botën po ndjekin nga afër zhvillimet në Ukrainë dhe se për këtë arsye është e rëndësishme të dërgohet një mesazh i fortë  se atje do të mbrohen sovraniteti kombëtar dhe sundimi i së drejtës. Shumica e vendeve evropiane festojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore në 1945 më 8 maj. Rusia do të festojë fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë së Hitlerit me një paradë ushtarake më 9 maj, në të cilën pritet presidenti rus Vladimir Putini të tregojë hapat e ardhshëm në agresion kundër Ukrainës. ar/  

QËNDRONI TË LIDHUR