• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi për raste emergjente në Maui dha dorëheqje pas kritikave për paralajmërimin e zjarrit pyjor

Shefi për raste emergjente në Maui dha dorëheqje pas kritikave për paralajmërimin e zjarrit pyjor

Lahaina, 18 gusht 2023 (MIA) - Drejtori i Agjencisë për Situata të Jashtëzakonshme në Maui, Herman Andaja sot dha dorëheqje, një ditë pasi tha se  nuk ishte penduar që nuk përdori sirenat për t'i paralajmëruar banorët për zjarrin pyjor në të cilin humbën jetën 111 njerëz.

Vendimi i Agjencisë, së bashku me mungesën e ujit që pengoi zjarrfikësit të shuanin zjarrin dhe bllokimin e rrugës së evakuimit, shkaktoi kritika të ashpra te banorët e ishullit, lajmëruan mediat amerikane.

"Prefekti Riçard Bisen ka pranuar dorëheqjen e Andajas e cila hyn në fuqi menjëherë", njoftoi qarku Maui në Fejsbuk. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR