• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi i Shtatmadhorisë së SHBA-së deklaroi se sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile janë krim lufte

Shefi i Shtatmadhorisë së SHBA-së deklaroi se sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile janë krim lufte
Uashington, 12 tetor 2022 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së SHBA-së, gjenerali Mark Milli, pas takimit të sotëm në Bruksel të Grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, vlerësoi se sulmet ruse ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në atë vend përbëjnë "krim lufte", lajmëroi Si-En-En. Në konferencë për shtyp, Mark Milli theksoi se "Rusia ka shënjestruar qëllimisht infrastrukturën civile në mënyrë që të dëmtojë civilët". "Sulmet pa dallim dhe të qëllimshme ndaj objektivave civile janë krim lufte sipas rregullave ndërkombëtare të luftës", theksoi gjenerali. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Llojd Ostin, i cili gjithashtu mori pjesë në takim, deklaroi se sulmet e fundit nga Rusia "zbulojnë tmerrin e luftës së Putinit që ai filloi". Ostin, i cili kryesoi Grupin e kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, tha se "vendosmëria" e aleatëve dhe partnerëve për të ndihmuar vendin ishte forcuar vetëm është përforcuar pas sulmit të madh raketor rus të hënën. Në konferenca, e cila u ndoq nga përfaqësues të më shumë se 50 vendeve, u diskutua se si të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, e cila po lufton pushtimin rus. Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR