• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shefi i shtabit ushtarak izraelit ka miratuar vazhdimin e luftës në Gaza

Shefi i shtabit ushtarak izraelit ka miratuar vazhdimin e luftës në Gaza

Tel Aviv, 22 prill 2024 (MIA) - Shefi i Shtabit të përgjithshëm të armatës izraelite Herzi Halevi miratoi planet për vazhdimin e luftës në Gaza, kumtoi mbrëmë armata izraaelite.

Halevi mbrëmë "miratoi hapat e mëtejshëm", tha zëdhënësi i armatës Daniel Hagari.

Tv kanali izraelit Kan njoftoi se pjesë e planeve është operacioni ushtarak në qytetin Rafah në jug të enklavës përgjatë kufirit me Egjiptin. Me siguri së shpejti pritet evakuimi i popullatës civile.

Zëdhënësi i armatës izraelite dje direkt i'u drejtua pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

"Do të vazhdojmë të luftojmë derisa të ktheheni në vend, tha ai dhe shtoi: Familjarët e pengjeve janë në një situatë të padurueshme dhe do të bëjmë gjithçka për t'i liruar të afërmit e tyre.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, më shumë se 34.000 njerëz janë vrarë, ndërsa pothuajse 77.000 u plagosën nga fillimi i luftës para gjashtë muaj e gjysmë. Këto shifra, të cilat nuk i dallojnë luftëtarët nga civilët, nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR