• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi i Shtabit të Armatës izraelite formon një ekip hetimor për rrethanat e sulmit të Hamasit më 7 tetor

Shefi i Shtabit të Armatës izraelite formon një ekip hetimor për rrethanat e sulmit të Hamasit më 7 tetor

Jerusalem, 5 janar 2024 (MIA) - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës izraelite, gjeneral-koloneli Herzi Halevi, ka formuar një ekip të përbërë nga ish-funksionarë ushtarakë të cilët do t'i hetojnë lëshimet ushtarake që çuan në sulmin e 7 tetorit nga grupi militant palestinez Hamasi ndaj Izraelit Jugor.

Në grupin hetimor, ndër të tjera, do të jenë edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të  Armatës Shaul Mofaz, ish-shefi i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake Aharon Zevi-Farkash, ish-shefi i komandës jugore Sami Turgeman dhe ish -shefi i Drejtorisë për Operacione Joav Har – De, thekson “Tajms of Izrael”.

Formimi i këtij grupi hetimor vjen 90 ditë pas sulmit të Hamasit, pas të cilit Izraeli i shpalli luftë grupit militant palestinez. qa

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR