• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shefi i ri i diplomacisë siriane e paralajmëroi Iranin që të mos mbjellë kaos në Siri

Shefi i ri i diplomacisë siriane e paralajmëroi Iranin që të mos mbjellë kaos në Siri

Damask, 25 dhjetor 2024 (MIA) – Ministri i porsaemëruar i Punëve të Jashtme të Sirisë, Asad Hasan Al Shibani, e paralajmëroi Iranin që të mos mbjellë kaos në vend. 

“Irani duhet ta respektojë vullnetin e popullit sirian, si dhe sovranitetin dhe sigurinë në shtet. I paralajmërojmë që të mos sjellin kaos në Siri dhe i konsiderojmë përgjegjës për pasojat nga deklaratat e tyre të fundit”, shkroi Shibani në platformën Iks. 

Lideri suprem iranian, ajatollahu Ali Hamnei, të dielën shfaqi bindje se sirianët e rinj do të kundërshtojnë autoritetet e reja, të cilat dolën nga grupet sunite kryengritëse dhe islamiste të cilat e rrëzuan presidentin Bashar al Asad më parë këtë muaj. 

Irani shpenzoi miliarda dollarë dhe shpërndau njësite të saja ushtarake elitare që ta mbështesë regjimin e Asadit gjatë kohës së luftës civile 13-vjeçare. Rënia e Asadit konsiderohet goditje e vështirë për "Boshtin e Rezistencës" të kryesuar nga Irani kundër Izraelit dhe SHBA-së. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR