• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi i policisë britanike pretendon se ajo është "institucionalisht raciste"

Shefi i policisë britanike pretendon se ajo është

Londër, 5 janar 2024 (MIA) - Gevin Stivens, lider i Këshillit të shefave të policisë britanike ka vlerësuar se puna e policisë në atë vend është “institucionalisht raciste” dhe ka bërë thirrje në ndryshimin e politikave dhe praktikave kombëtare me qëllim eliminimin e diskriminimit.

Stivens beson se britanikët me origjinë afrikane nuk duhet të përjetojnë më përdorim joproporcional të forcës dhe se është bërë shumë pak përparim në reformën policore dhe se disa liderë ngadalë po e pranojnë këtë sfidë.

Gardian shkruan se vërejtjet e Stivens vijnë në një kohë kur policia britanike vazhdon të përballet me pyetjen nëse duhet të pranojë vazhdimin e diskriminimit institucional, debat që në Britaninë e Madhe po zgjat më shumë se 30 vjet.

Gazeta vlerëson se vlerësimi i Stivens do ta rrisë presionin ndaj shefave të policisë britanike për të miratuar idenë e luftës kundër racizmit në policinë britanike, përfshirë edhe komisarin e policisë metropolitane Mark Rouli. Ky i fundit ka refuzuar të pranojë termat "institucionalisht raciste" dhe "institucionalisht mizogjen" pas raportit të pafavorshëm të vitit të kaluar mbi policinë britanike, duke pretenduar se kuptimi i tyre është i paqartë.

QËNDRONI TË LIDHUR