• e mërkurë, 03 korrik 2024

Shefi i Mosadit dhe të Shin Betit do të marrin pjesë në takimin e sotëm në Paris kushtuar pengjeve në Gaza

Shefi i Mosadit dhe të Shin Betit do të marrin pjesë në takimin e sotëm në Paris kushtuar pengjeve në Gaza

Paris,23 shkurt 2024 (MIA) - Delegacioni izraelit i udhëhequr nga shefi i Mosadit sot udhëton drejt Parisit me shpresë se do t'i "zhbllokojë" negociatat për një armëpushim të ri me palestinezët islamik të Hamasit në Rripin e Gazës, raportoi "Tajms of Izrael".

Shefi i Mosadit (shërbimi izraelit për siguri të jashtme) Dejvid Barnea dhe shefi i Shin Bet (shërbimi për siguri të brendshme) Ronen Bar sot do të arrijë për bisedime në Paris.

Portali i lajmeve Aksios raportoi dje se drejtori i CIA-s, Uiliam (Bill) Bërns pritet të arrijë në Paris për bisedime me autoritetet e Katarit, Egjiptit dhe Izraelit si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje në kuadër të përpjekjeve që të arrihet lirimi i pengjeve të cilat mbahen nga lëvizja radikaliste palestineze Hamas në Gaza.

Përfaqësuesit e administratës së Xho Bajdenit kanë për qëllim lidhjen e marrëveshjes para fillimit të Ramazanit për më pak se tre javë për të siguruar armëpushim të përkohshëm gjatë kohës së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Çështja kryesore është rreth numrit për të burgosurit palestinezë që duhet të jenë të lirë në këmbim të pengjeve dhe metodologjisë për përzgjedhjen e individëve për fazën fillestare të një marrëveshje të mundshme me tre hapa. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR