Shefi i mbrojtjes i SHBA-së i shtruar në spital do të vazhdojë me detyrat nga nesër
- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin, është trajtuar me anestezi të përgjithshme për probleme me fshikëzën e urinës derisa po luftonte me kancerin e prostatës, thanë sot mjekët e tij, duke shtuar se ai është gati të rifillojë së shpejti me detyrën.
Uashington, 12 shkurt 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin, është trajtuar me anestezi të përgjithshme për probleme me fshikëzën e urinës derisa po luftonte me kancerin e prostatës, thanë sot mjekët e tij, duke shtuar se ai është gati të rifillojë së shpejti me detyrën.
“Nuk pritet qëndrim i zgjatur në spital. Ne presim që Sekretari amerikan i Mbrojtjes do të jetë në gjendje të rifillojë detyrat e tij normale që nga nesër”, thanë mjekët e tij në kumtesë.
"Problemet e vazhdueshme shëndetësore nuk pritet të ndryshojnë shërimin e tij të plotë". ls/