• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi i mbrojtjes gjermane e krahasoi Putinin me Hitlerin

Shefi i mbrojtjes gjermane e krahasoi Putinin me Hitlerin

Berlin, 11 prill 2024 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius e krahasoi luftën e presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës me aneksimin e territorit të Çekosllovakisë nga Adolf Hitleri në vitin 1938 dhe tha se Evropa duhet të përgatitet për një sulm rus në shkallë të gjerë.

"Putini nuk do të ndalet pas përfundimit të luftës kundër Ukrainës, tha Pistorius mbrëmë vonë në promovimin e librit të ri për liderin ushtarak britanik Vinston Çerçill.

"Ai e bëri këtë shumë të qartë," shtoi Pistorius, i cili është anëtar i Partisë Social Demokrate të kancelarit Olaf Sholc dhe politikani më popullor në Gjermani. "Po aq i qartë sa Hitleri, i cili gjithashtu thoshte gjithmonë se nuk do të ndalonte."

Ministri i Mbrojtjes, i cili konsiderohet si një pasardhës i mundshëm i Scholz, javën e kaluar bëri thirrje për lehtësimin e kufizimeve të huamarrjes së Gjermanisë për të ndihmuar në forcimin e ushtrisë së vendit pasi të mbarojë fondi special ekstrabuxhetor me vlerë 100 miliardë euro në 2027.

“Ne duhet ta kthejmë këtë vend në një pozicion ku mund të mbrohet”, tha Pistorius. “Ne duhet të vendosim tani nëse duam të përgatitemi për realizimin e kërcënimit të vërtetë nga Putin apo nëse duam t'ia lehtësojmë atij". ls/

QËNDRONI TË LIDHUR